Aktualitet

Armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në gjendeje të dehur/ Kapen dy persona të shpallur në kërkim në Tiranë

25 Janar 2021, 12:26 Nga DOSJA
Armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në gjendeje të dehur/ Kapen

TIRANË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Personi Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” u ndalua ditën e sotme nga policia. Ndërkohë që në pranga ra dhe A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në kërkim A. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne tirane arrestohen 2 persona ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 11:01

DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...