Aktualitet

Përgjimet e reja të Ndraghetas, klani MAFIOZ: Më 25 qershor fitojnë miqtë tanë të PS, s’janë ciganë si ata në veri

25 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
Përgjimet e reja të Ndraghetas, klani MAFIOZ: Më 25 qershor

TIRANE- Të tjera përgjime të dosjes së antimafias italiane zbulojnë sesi në 23 qershor të vitit 2017, princi i Ndraghetës Antonio Gallo, bisedon me sekserin e grupit Ercole D’Alessandro dhe ish-këshilltarin Tommaso Brutto për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u zhvilluan në 25 qershor 2017, dhe për to ka patur interes edhe nga grupi i klanit të mafiozëve të Ndraghetas. Para se të niste biseda e përgjuar e datës 23 qershor 2017, grupi i mafiozëve bënë edhe një foto për ta patur kujtim dhe më pas vijuan planifikimin e investimeve në Shqipëri. Në këtë bisedë, Gallo dhe grupi flasin për Tiranën dhe Durrësin, sesi dy qytetet kanë hapësirë për të bërë biznes.

D’Alessandro i thotë BRUTTO Tommaso dhe GALLO Antonio se nesër do të ketë zgjedhje dhe se do të fitojnë Partia Socialiste dhe miqtë e tij.  ‘Po bëjnë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe nëse ka ndonjë trim që nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe dëshiron të investojë para të vërteta…..në kuptimin që ju vini këtu dhe ata ….. Tirana dhe Durrësi janë në qendër të Shqipërisë, nuk janë ciganë si ata në veri apo në jug … të gjithë këta janë njerëz që kanë studiuar, të gjithë njerëzit shkolluar … të gjithë njerëzit janë që presin këtë ndryshim, ata duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe tani pas zgjedhjeve do të shihni çfarë do të ndodhë, atëherë ata kanë shumë hapësirë për të bërë biznes, ju e dini që importojnë 80% të mishit të derrit?’.”-thuhet në dosje. 

Po ashtu, grupi pohon se ka njohje edhe me veterinerë për të hyrë në tregun e mishit. D’Alessandro thotë se ka njohje me kryetarin e veterinerëve të Shqipërisëë.

” ‘… çfarë dua te them?, është nje shoku im që është në krye të të gjithë veterinerëve në Shqipëri … i cili jep mesim në dy universitete, një në Vlorë dhe një në Durres që me tha sa tokë dëshiron?’, citon anti-mafia italiane D’Alessandro-n teksa flet për mikun e tij në krye të veterinerëve shqiptarë, i cili i ofron atij ‘sa tokë të dëshironte për fermë derrash thuhet në dosje.

Ndërsa një tjetër episod interesant është paralelizimi që D’Alessandro i bën Shqipërisë. 

 ‘Ju transferoni një stallë (derrash sh.r) dhe unë ju bëj që t’i financojmë të gjitha … për bagëtinë dhe mbarështimin e derrave … sepse Shqipëria importon 90% të mishit, 90% të qumështit … e kuptoni çfarë do të thonë këto shifra? Ai (GALLO) ka të drejtë për 20 vitet e para, jo 30 vjet, është pak si Rumania, unë shkova në Rumani kur ajo nuk ishte ende në Evropë … kam shkuar atje për disa vite… dhe në ’99 nuk kishte asnj m*t..ishte një shkretëtirë, burokracia ishte zero..tani shikojeni Rumaninë..gjen gjithçka..’. 

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo ercole d'alessandro ndragheta ne shqiperi tommaso brutto antonio gallo ercole d'alessandro ndragheta ne shqiperi tommaso brutto

Sondazh

Poll