Aktualitet

Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se është ajo që tentoi të trafikonte 50 klandestinët

25 Janar 2021, 11:38 Nga DOSJA
Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se është ajo

VLORË– Gomonia që dyshohet se ka qënë ajo që përdorej për trafikimin e 50 emigrantëve në Vlorë është gjetur ditën e sotme. Kanë qenë autoritetet bregdetare ato të cilat kanë pikasur gomonen në det.

Gomonia dyshohet se ka qenë e klandestinëve edhe për faktin se 0përputhet fakti që është 10 metra e gjatë dhe ka pasur 3 motorë me nga 350 kuaj fuqi. Dyshohet se një nga motorët ka rënë ndaj dhe ka sjellë probleme. Sipas policisë është një mjet lundrues që përballon dallgët e forta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ku po kontrollon të gjithë zonën e detit për të hetuar për detaje të reja në lidhje me ngjarjen e pak javëve më parë.

50 klandestinët nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë u konstatuan më 8 janar teksa po tentonin të ikin drejt Italisë. Ishte një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar që ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro. Në ditët në vijim u bënë arrestime të shumta të personave të përfshirë në ngjarje.

(A.B/ a.k/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden 50 emigrante ne vlore gjendet gomonia ne vlore gjenden 50 emigrante ne vlore gjendet gomonia ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 11:01

DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...