Aktualitet

‘700 mijë shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit’/ Drejtori i Gjendjes Civile befason: Iu kanë

25 Janar 2021, 14:06 Nga DOSJA
‘700 mijë shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë

KORÇË– Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nga Korça i bëri thirrje qytetarëve për rinovimin e dokumenteve të identitetit. Ai ka thënë se rreth 700 mijë qytetarë shqiptarë rrezikojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kjo pasi atyre u ka skaduar karta e identitetit dhe ende nuk kanë nisur procedurat për rinovimin e tyre.

‘Është një numër i lartë, ishte pak më i lartë para disa javësh, vjen në ulje. Por ende nuk jemi aty ku duhet të jemi. Është një numër që me një përllogaritje të përafërt që ne kemi bërë, diku te 700 mijë shtetas.’

Ndërsa për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit ai u shpreh se qeveria shqiptare ka nisur ndërtimin e një database ku qytetarët do të vetëdeklarohen.

Pyetje: Shqiptarët të cilët jetojnë në emigracion, iu ka skaduar. A janë pajisur me një kartë të tillë? Nëse jo, çfarë do bëhet?

Bledar Doracaj: Ende jo, tashmë qeveria shqiptare ka filluar ndërtimin e një database, nëpërmjet vetëdeklarimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk e dimë sa nga ata që ju ka skaduar dokumenti biometrik jetojnë përtej territorit të Republikës së Shqipërisë. Ajo çfarë unë mund t’ju them, që është një shqetësimin që ne e kemi marrë, edhe sot në mëngjes e mora këtu nga qytetarët e Bashkisë së Korçës është një numër i lartë i konsiderueshëm qytetarësh të cilët kanë aplikuar përgjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2019 dhe vitit 2020 dhe në pamundësi të pandemisë për të lëvizur nuk kanë tërhequr dokumentet biometrikë pranë zyrave të Gjendjes Civile, apo zyrave të aplikimit.

Ne i qetësojmë këta shtetas dhe i inkurajojmë njëkohësisht që brenda muajit prill, brenda fundit të prillit ata mund të paraqiten pranë sporteleve për të tërhequr dokumentet për të cilat kanë aplikuar kohë më parë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar doracaj bledar doracaj

Sondazh

Poll