Bota

Dialogu Turqi-Greqi, përfundon takimi mes palëve pas 3 orësh e gjysmë, zëdhënësi i palës greke: Qëllimi është të gje

25 Janar 2021, 12:18 Nga DOSJA
Dialogu Turqi-Greqi, përfundon takimi mes palëve pas 3 orësh e

TURQI- Dialogu mes Turqisë dhe Greqisë ka përfunduar pas 3.5 orësh takimi. Lajmin e ka bërë të ditur CNN greece, ku shkruan se takimi u mbajt në pallatin Dolmabahçe. Zëdhënësi i qeverisë greke që mori pjesë në takim Christos Tarantilis, tha pas mbarimit të mbledhjes së qëllimi i kësaj ishte që të vazhdojnë bisedimet nga pika ku u ndërprenë në vitin 2016. Më tej ai tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të gjetur një pikë konvergjence  e përbashkët për të dyja vendet.

“Qëllimi është të kapim fillin nga pika ku kontaktet u ndërprenë në vitin 2016. Për të shqyrtuar nëse ka një pikë konvergjence që mundësisht të çojë në negociata për një çështje të vetme që na shqetëson: atë të caktimit të kufirit të ZEE dhe shelfin kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, mbi bazën e ligjit ndërkombëtar”,tha ai.

Takimi me palës greke dhe turke nisi sot në orën 10:00. Ende nuk janë bërë të ditura çështjet që u diskutuan në takim, ndërkohë që pala greke pritet që të largohet nga Turqia rreth orën 15:00.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christos tarantilis marrëdhëniet greqi-turqi turqi-greqi ne stamboll christos tarantilis marrëdhëniet greqi-turqi turqi-greqi ne stamboll

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2021, 11:35

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE është duke i qendruar pranë partnerve të saj në Ballkanin...