Aktualitet

Del FOTOJA/ Ky është Jetmir Bregu që u ekzekutua në Durrës, me origjinë nga Hasi dhe i papunë, qitësi me kallashnikov is

25 Janar 2021, 11:36 Nga DOSJA
Del FOTOJA/ Ky është Jetmir Bregu që u ekzekutua në

DURRËS– Personi që po shikoni në foto është Jetmir Bregu alias Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, 32-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi një natë më parë në Durrës.

Dosja.al ka mësuar se qitësi bashkë me ndihmësit e tij, e kanë ndjekur Bregun një ditë më parë, gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të gjenin momentin e përshtatshëm për ta ‘eliminuar’.

Në momentin që 32-vjeçari është parkuar në ‘bazën’ e tij, qitësi, i ‘sistemuar’ në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën të riut.

32-vjeçari ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë. Ai la pas një fëmijë të vogël, ndërkohë që e shkuara e tij nuk është fort e ‘pastër’. Dosja.al ka mësuar se Bregu ka qenë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kanosje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmir bregu ilir kuci jetmir bregu vritet jetmir bregu edmir bregu ilir kuci jetmir bregu vritet jetmir bregu

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 11:01

DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...