Aktualitet

‘Zgjohet’ SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon informacion për përgjimet e Ndragheta-s, kërkesë Italisë: Na sillni të d

25 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
‘Zgjohet’ SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon informacion

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i kërkon zyrtarisht informacion autoriteteve italiane për përgjimet e dosjes Ndragheta. Fax News,, raporton se  SPAK i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë drejtësisë italianë përsa i përket hetimeve në vendin fqinj. Me anë të kësaj shkrese, SPAK do të kërkojë akte që janë bërë publike dhe akte që nuk janë bërë publike nga dosja hetimore e prokurorisë së Katanzaros.

Ndërkohë, informacioni do kërkohet për çdo personazh që ka rezultuar në përgjime, apo episodë ku përmendet Shqipëria, dhe këto të dhëna do të vlerësohen me fakte që do verifikohen për tenderët në vendin tonë. Kërkesa për ndihmë juridike do bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndragheta ne shqiperi ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 11:01

DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...