Aktualitet

Moti në ‘krahun’ e tyre! Si shpëtoi mjeti i zi i atentatorëve në Durrës nga sytë e policisë, shiu s’i la efektivët

25 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
Moti në ‘krahun’ e tyre! Si shpëtoi mjeti i zi i

DURRËS– Atentatorët që ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Jetmir Bregun alias Edmond Bregu alias Ilir Kuçi, u kanë shpëtuar syrit të efektivëve dhe grupit hetimor, për shkak të motit të keq.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se mjeti me ngjyrë të zezë që autorët përdorën për tu larguar nga vendi i krimit nuk është identifikuar dot, për shkak të shiut dhe reshjeve të dendura.

Si pasojë e motit, që siç duket ka qenë në ‘krahun’ e ekzekutorëve, në duart e hetuesve nuk është as lloji i makinës që u përdor në këtë vrasje dhe as targa e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë. 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash, ai la pas një fëmijë të vogël, ndërkohë që e shkuara e tij nuk është fort e ‘pastër’. Dosja.al ka mësuar se Bregu ka qenë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kanosje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond bregu ilir kuci vritet jetmir bregu edmond bregu ilir kuci vritet jetmir bregu

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 11:01

DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...