Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Rëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, probleme pranë zonave të banuara

25 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Rëshqitje dherash në aksin

GJIROKASTËR–Aksi Tepelenë-Gjirokastër ka pasur dëmtime si pasojë e motit të keq që ka pushtuar të gjithë territorin e Shqipërië. Rrëshqitja e dherave është ajo që ka bërë që aksi të jetë i vështirë për tu kaluar e për pasojë të bllokohet një anë e saj. Ndërkohë situata në brenda qytetit të Gjirokastrës nuk duket dhe aq e qetë. Rrëshqitjet e dheut kanë qënë të pranishme pranë një pallati pesë katësh në lagjen ‘Punëtori’.

Betoni i rrugës rezulton të jetë po ashtu i çarë ndërkohë që kjo ka sjellë panik tek banorët përreth.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:32

DURRËS– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka më...

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:15

Titujt kryesorë të portaleve, 25 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë artikull për motin e keq në Shqipëri. Sot disa qytete në vend janë zgjua...