Sport

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, dënohet Gega e Telushi. Gjobë për Tiranën e Skënderbeun

2 Maj 2019, 13:06 Nga DOSJA
Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”,

TIRANË- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme. Sipas njoftimit bëhet me dije se janë dënuar përkatësisht me 2 dhe me 4 ndeshje pezullim, trajneri i Partizanit, Skënder Gega dhe lojtari Bruno Telushi. Dënimi i tyre ka ardhur pas protestave që ata bënë në ndeshjen e kalaur ndaj zyrtartit të ndeshjes.

Po ashtu një dënim ka marrë dhe Tirana, e cila është dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozerës, po ashtu edhe Skënderbeu.  “KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë”, shkruhet më tej në njoftim.

VENDIMET E PLOTA

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bruno telushi denohen skuadrat komisioni i disiplines skënder gega skenderbeu tirana bruno telushi denohen skuadrat komisioni i disiplines skënder gega skenderbeu tirana

Sondazh

Poll