Sport

‘Arena Kombëtare’ jo gati deri më 11 qershor/ UEFA: Shqipëri-Moldavi do të luhet në Elbasan

1 Maj 2019, 09:54 Nga DOSJA
‘Arena Kombëtare’ jo gati deri më 11 qershor/ UEFA:

TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020” do të luhet në “Elbasan Arena’, pasi “Arena Kombëtare” nuk pritet të përfundojë deri më 11 qershor.

UEFA në faqen zyrtare ka përcaktuar më në fund stadiumin, ku do të luhet ndeshja e 11 qershorit, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Disa muaj më parë FSHF deklaronte se ky takim do të luhej në stadiumin e ri dhe do të ishte ndeshja inauguruese e stadiumit modern, por  siç duket stadiumi nuk do të jetë gati për të përfunduar, të paktën deri më 11 qershor.

Në stadiumin e ri po punohet për implementimin e fushës, por nga tabela informuese mësohet se afati i punimeve është 3 prill 2020. Për Federatën Shqiptare të Futbollit, synohet që Arena Kombëtare të përfundojë në shtator, ku pritet të luhet ndeshja Shqipëri-Francë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 11 qershor elbasan arena ndeshja shqiperi-moldavi 11 qershor elbasan arena ndeshja shqiperi-moldavi

Sondazh

Poll