Sport

Messi dhe Suares “çmenden”, Barça me një këmbë në finale. Liverpool del kokëulur nga Camp Nou (VD+FT)

1 Maj 2019, 17:56 Nga DOSJA
Messi dhe Suares “çmenden”, Barça me një

SPANJË- Është luajtur sot gjysmëfinalja e dytë e Champion League, ku Barcelona ka arritur që të marrë një fitore shumë të vlefshme. Para mijëra tifozëve të saj katalanasit kanë arritur që të mundin Liverpool-in me rezultatin 3 me 0.

Ka qenë Suarez që ka shënuar golin e parë të sfidës që në fraksionin e parë, që i dha fryymë skuadrës së tij. Në pjesën e dytë të ndeshjes është shfaqur jashtëtokësori Messi, i cili ka shënuar dy gola.

Liverpool u detyrua që të largohen kokëulur nga Camp Nou dhe të shpresojë në një mrekulli në ndeshjen e kthimit. Tashmë kualifikimi i Barcelonës është vetëm çështje formale, pasi fitorja 3 me 0 shuan shpresat për një kalim të mundshëm të Liverpool.

 

[sgallery url=”https://dosja.al/champions-barca-me-nje-kembe-ne-finale-liverpool-del-kokeulur-nga-camp-nou/”]

 

KOMENT LIVE

90+4′ Mbyllet ndeshja Barcelona hedh hapin e parë drejt finales

82′ Messi shënon golin e tretë, Barcelona mbyll llogaritë me Liverpool

75′ Messi dyfishon shifrat, Barcelona e sigurt drejt finales.

60’ Barcelona bën ndërrimin e parë, Coutinho del nga loja dhe në vendin e tij futet Semedo.

53’ Liverpool shfaqet i rrezikshëm në portën e Barcelonës, Salah godet me forcë nga jashtë zone, por Ter Stegen ka bërë mrekullinë.

45′ Fillon pjesa e dytë

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Barcelona shkon e qetë në dhomat e zhveshjes.

26′ Zhbllokohet sfida, Suarez “ngre” peshë stadiumin.

24’ Liverpool bën ndërrim të detyruar, Keita nuk vazhdon do më pas dëmtimit.

20’ Keita pëson një dëmtim dhe kërkon ndihmën e mjekëve në fushë. Ndalet loja për pak sekonda.

1′ Ka nisur sfida në Camp Now mes Barcelonës dhe Liverpool

FORMACIONET E PLOTA

Barcelona: Ter Stegen; Sergoi Roberto; Lenglet, Pique, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitiçs Messi, Suarez, Cutinjh.

Trajner: Valverde

Liverpul: Alisson; Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Milner, Wijnaldum,  Mane, Salah.

Trajner: Klop

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona champion league gjysmefinale e champion liverpool barcelona champion league gjysmefinale e champion liverpool

Sondazh

Poll