Sport

Ajax fiton minimalisht kundër Tottenham, kualifikimi do të vendoset në Holandë (VD)

30 Prill 2019, 18:26 Nga DOSJA
Ajax fiton minimalisht kundër Tottenham, kualifikimi do të vendoset

ANGLI- Ka ndeshja e parë gjysmëfinale e Champion League, ku u përballë Tottenham me Ajax. Loja nisi shumë e fortë, pasi të dyja skuadrat kërkuan fitoren për t’u kualifikuar në finalen e Madrdit. Ajax ka qenë ajo që ka sulmuar më shumë që në minuta e para duke shënuar dhe gol me anë të Van de Beek.

Por ky gol ka qenë i vetmi në këtë ndeshje, e cila nuk pati shumë histori. Të dyja skuadrat kërkuan më tej golin, por nuk rrezikuan shumë. Të dyja skuadrat deri tani kanë bërë një ecuri shumë pozitive duke eleminuar ato që quheshin në fillim “big-ët” e këtij kompeticioni.

Kujtojmë se Tottenham, eleminoi skuadrën e Manchester City-t në një ndeshje drithëruese, që përfundoi 4 me 3. Nga ana tjetë “çunat” e Ajaz eleminuan Zonjën e Vjetër, duke shkatërruar ëndrrën e Ronaldos për të fituar sërish këtë trofe.

KOMENTI LIVE

90+3′ Mbyllet ndeshja Ajax rrëmben fitoren shpresë dhënëse

78’ Ajax pranë golit të dytë

65’  Ajaksi bën zëvendësimin e parë, lë fushën Schone dhe në vend të tij futet Mazraoui 

45′ Ka nisur pjesa e dytë e sfidës, skuadrat janë hedhur në sulm që në minutën e parë

49′ Mbyllet pjesa e parë, Ajax shkon në dhomat e zhveshjeve me një gol avantazh

30′ Përplasje e fortë mes dy lojtarëve të Tottenham, gjakoset Jan Vertongen

15′ Ajax shënon golin e parë, Van de Beek

1′ Nis sfida mes Tottenham dhe Ajax

 

 

FORMACIONET

Tottenhem (3-4-2-1): Loris; Sanches, Alderuild, Vertonghen; Tripier, Uaniama, Eriksen, Rouz; Dele, Lukas; Jorente. Trajner: Pochettino.

Ajaks (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Taljafiko; Schone, De Jong; Zieh, Van de Bek, Neres; Tadich. Trajner: Ten Hag.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax champion league gjysmefinale e champion tottenham ajax champion league gjysmefinale e champion tottenham

Sondazh

Poll