Sport

25 vjet nga tragjedia në Formula 1/ Mbushet çerekshekulli nga vdekja e legjendës Ayrton Senna (VD)

1 Maj 2019, 13:42 Nga DOSJA
25 vjet nga tragjedia në Formula 1/ Mbushet çerekshekulli nga vdekja

SAO PAULO – 25 vjet pa mjeshtrin e Formula 1, Ayrton Senna. Dita e sotme shënoi 25 vjetorin e vdekjes së tre herë kampionit të botës në aksidentin tragjik në Grand Prix të San Marinos në Itali.

Ishte ora 14 e 17 minuta të dielën më 1 maj të 1994 kur Williams FW16 i Ayrton Senna-s u përplas në kthesë e Tamburello në Imola për shkak të shtyllës së drejtimit të thyer. Ai ishte vetëm 34 vjeç, kur makina e tij “Williams” e tij me një shpejtësi prej 309 km/h, doli nga rruga në një kthesë dhe u përplas me forcë në një mur betoni.

Në Brazil, përvjetori i vdekjes së Sennes është quajtur “Dita e Sennës” në nder të 34-vjeçarit. Edhe pse 25 vite pas vdekjes popullariteti i tij vijon të jetë po aq i madh, saqë imazhi i tij përdoret ende për reklama.

Për ta vërtetuar këtë fakt, një sondazh i kryer në vitin 2014 e poziciononte Sennën si emrin sportiv më të preferuar. Madje edhe legjenda braziliane e futbollit, Pele, renditej në vendin e dytë.

Karizmatik dhe kontradiktor, Senna u kurorëzua kampion bote F1 në 1988, 1990 dhe 1991 me skuadrën e McLaren. Sapo ai kaloi në ekipin e Williams, ndodhi edhe aksidenti tragjik.

Librat dhe dokumentarët për jetën e Senës tregojnë një njeri të fokusuar në karrierën e tij pothuajse në një nivel mistik. Në disa intervista, Senna diskutonte lidhur me besimin e tij të thellë katolik që sipas tij e ndihmonte që të largohej në një tjetër dimension gjatë garave.

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 25 vjetori i sennas ayrton senna formula 1 25 vjetori i sennas ayrton senna formula 1

Sondazh

Poll