Sport

Casillas poston foton e parë pas atakut në zemër: Çdo gjë në kontroll

2 Maj 2019, 07:17 Nga DOSJA
Casillas poston foton e parë pas atakut në zemër: Çdo

SPANJË- Iker Casillas, portieri spanjoll, përsoi një atak kardiak teska ishte duke u stërvitur. Menjëherë pas kësaj ngjarje ai është dërguar në spital dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Teksa e gjithë bota e futbollit i kishte sytë nga Iker Casillasi, vetë portieri ka publikuar një foto nga spitali. Sipas mediave të huaja ai është jashtë rrezikut për jetën, por do të mbetet i shtruar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

“Çdo gjë në kontroll këtu, frikë e madhe por forcat janë të paprekura. Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan 37-vjeçari teska përshëndet fansat.

Kujtojmë se Casillas për shumë vite ka qenë portier i parë në skuadrën e Real Madrid dhe në Spanjë, më pas ai u transferua tek Porto ku vijon ende të luajë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ataku ne zemer iker casillas portieri spanjoll ataku ne zemer iker casillas portieri spanjoll

Sondazh

Poll