Sport

FSHF prezanton risinë për javën e 32 të Superiores, në fushë zbresin arbitra të huaj

1 Maj 2019, 13:55 Nga DOSJA
FSHF prezanton risinë për javën e 32 të Superiores, në

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit, në javën  e 32-të Kategorisë Superiore ka ardhur me një risi, pasi këtë herë do të arbitrojë një trup e huaj.

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka besuar një takim të Superligës një treshe arbitrash ndërkombëtare.

Një nga ndeshjet o të arbitrohet nga një trupë gjyqtarësh nga Luksenburgu dhe më konkretisht Gilles Becker, Alain Durieux dhe David Matues.

Njoftimi i FSHF-së.

Sektori Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore.

Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive. Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.

Arbitër – Gilles Becker

Asistent 1 – Alain Durieux

Asistent 2 – David Matues

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arbitra te huaj fshf kategoria superiore arbitra te huaj fshf kategoria superiore

Sondazh

Poll