Sport

Supersfida Barcelona-Liverpool, ja kush është favorite sipas Mourinho

1 Maj 2019, 17:57 Nga DOSJA
Supersfida Barcelona-Liverpool, ja kush është favorite sipas Mourinho

Mbrëmjen e sotme pritet të luhet një nga ndeshjet më të forta, ajo mes Barcelona-s dhe Liverpool-it.

Ndërsa na ndajnë rreth 1 orë nga fillimi i sfidës, trajneri Jose Mourinho, ka bërë parashikimin e tij për Lionell Messi-n në një intervistë për “RTSport”.

Mourinho nuk i ka kursyer fjalët e mira ndaj Messin, ku tha se një Barça pa Messi-n do e bënte Liverpool-in favorit, sepse sipas tij “Messi është Messi”.

“Do të thosha një Barçë pa Messin e bën Liverpoolin favorit, por jo me Messin në skuadër sepse Messi është Messi”, tha fillimisht Mourinho.

“Fuqia e Liverpool, Van Dijk, është fenomenal. Në anën tjetër, Firmino, Mane, Salah, ata shënojnë, shënojnë dhe vazhdojnë të shënojnë. Më thoni një ndeshje kur Salah, Firmino dhe Mane nuk kanë shënuar. Është shumë e vështirë. Realiteti është se Liverpool sezonin e kaluar ka luajtur në finale dhe këtë sezon kanë arritur në gjysmëfinale, për mendimin tim, kanë 50 për qind të mundësve për të luajtur në finale. Mendoj se nëse Barcelona në ndeshjen e dytë në Liverpool, luan njësoj si në ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’, do të jenë në vështirësi të mëdha”, përfundoi Mourinho.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll