Sport

Etrit Berisha gati të rikthehet sërish në Serie A, trajneri serb e kërkon në skuadrën e tij

23 Janar 2021, 15:39 Nga DOSJA
Etrit Berisha gati të rikthehet sërish në Serie A, trajneri serb

ITALI-Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë, portieri shqiptar humbi rolin e titullarit, por tani në ndeshjet e fundit, porta e skuadrës nga Ferrara është kthyer e sigurtë, falë edhe paraqitjeve të mira që po bën Berisha.

Madje edhe në Kupën e Italisë do të vinte një performancë e mirë kundër Sasuolos, duke i dhënë SPAL mundësinë që të eliminoi ekipin e Serisë A dhe për të gjetur Juventusin. Në mediat italiane raportohet se është Bologna që drejtohet nga serbi Sinisa Mihajlovic po e vëzhgon me kujdes Berishën.

Portierit shqiptar do t’i ofrohej vendi i titullarit nëse do të ndodhte ky kalim, por ka ende mos marrëveshje mes dy klubeve për të mbyllur negociatat pasi SPAL kërkon shitjen e plotë, ndërsa Bologna kërkon fillimisht huazimin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bologna etrit berisha spal bologna etrit berisha spal

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:27

Milani tashmë me sulmues këngëtar

ITALI – Kur gjërat shkojnë mirë në karrierë, ke kohë edhe të merreshme hobit e tua, kështu ndodh edhe me yllin e Milanit, i cili paralel me futbollin merr...

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...