Sport

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në Antalia, mundi Dritën në finale

23 Janar 2021, 15:08 Nga DOSJA

TURQI – Ndërsa janë duke zhvilluar një minifazë përgatitore në Antalia, Drita e Gjilanit, kampionia në fuqi e Kosovës dhe Prishtina, fituesja e Digitalb Kupës, u përballën sot ndërmjet tyre në qytetin turk për fitimin e Superkupës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase e Prishtinës fitoi 3-1, duke merituar edhe Superkupën, një trofe ky për herë të parë i zhvilluar jashtë kufinjve të Kosovës. Takimi i ishte mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat, duke i dhënë ngjyra spektakolare kësaj finaleje.

Bardheblutë e Prishtinës e nisën me gol takimin. Zyba realizoi në minutën e 2-të, rezultat që u barazua nga Drita me anë të Rexhës në minutën e 4-t. Kryeqytetasit kaluan në epërsi në të 22-tën, pas një penalltie të ekzekutuar nga Krasniqin dhe në fund, në të 90’+3, Shillova fiksoi fitoren 3-1 të Prishtinës, që meritoi kështu edhe Superkupën e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antalia te turqise drita prishtina superkupa e kosoves antalia te turqise drita prishtina superkupa e kosoves

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...