Sport

Sane, me superlativa për Guadiolën: “Ai nuk ndalet derisa të bindej që je përmirësuar”

23 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA
Sane, me superlativa për Guadiolën: “Ai nuk ndalet derisa

GJERMANI – Edhe pse sulmuesi anësor i kombëtares së Gjermanisë, Leroi Sane, nuk është pjesë e skuadrës së Mançester Sitit, ai nuk e harron periudhën 4-vjeçare që ka kaluar te “qytetarët”, veçanërisht trajnerin Pep Guardiola, për të cilin nuk i kursen lavdatat.

Mëngjërashi gjerman, i cili gjatë merkatos së verës kaloi te Bayernit të Mynihut, për të cilin klubi bavarez shpenzoi 45 milionë euro, në një intervistë për “Der Spiegel”, ka rikujtuar futbollin në Premier League, duke u ndaluar te raportet që ka patur me trajnerin spanjoll.

“Unë dhe Pep kishim një raport shumë të shkëlqyer. E kam njohur edhe familjen e tij, pasi jetonim afër njëri-tjetrit. Nuk më kontrollonte kurrë, nëse ndodhesha në shtëpi apo jo. Gjithmonë kam menduar se është fantastike të jetosh afër trajnerit dhe shokëve të skuadrës (Gundogan dhe David Silva).

Guardiola më solli në këtë nivel të lartë si futbollist. Veçanërisht, duke punuar me detajet e vogla: me cilën këmbë duhet ta merrja topin, apo në çfarë pozicioni të fushës duhet të qëndroja kur sulmoja. Më shpjegonte se kush ishte mënyra më e mirë për të hapur lojën dhe shumë gjëra të tjera.

E bëjnë edhe trajnerë të tjerë, por Pep e përsëriste çdo ditë, nuk lodhej fare. Ai nuk ndalet derisa të bindej që je përmirësuar. Pastaj ia del të gjejë gjithmonë ndonjë gjë të re për të punuar. Nëse nuk do të transferohesha te Mançester Siti, nuk do e kisha arritur kurrë nivelin që kam“,- ka thënë sulmuesi i kombëtares gjermane.

25-vjeçari Leroi Sane ka zhvilluar 135 ndeshje në radhët e Mançester Sitit në peridhën 2016-2020, duke shënuar edhe 39 gola. Aktualisht ai është lojtar titullar i Bayern Mynihut, me fanellën e të cilit ka luajtur në 15 ndeshje dhe realizuar 4 gola.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basyern mynihu mancester siti pep guardiola sulmuesi leroi sane basyern mynihu mancester siti pep guardiola sulmuesi leroi sane

Sondazh

Poll