Sport

Privatizimi dhe e ardhmja e Vllaznisë në dorën e… 4 femrave, ja përgjegjëset për hartimin e dokumenteve

23 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Privatizimi dhe e ardhmja e Vllaznisë në dorën e… 4

SHKODËR-Bashkia Shkodër ka vendosur të nxjerr në shitje 100% të aksioneve për të kaluar më në fund klubin në duart e privatit. Shitja me ankand e 100% të aksioneve të klubit Vllaznia për vlerën fillestare prej 507 milionë lekësh të vjetër ishte një vendim që u mor në fund të vitit 2020 nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Vetëm 4 ditë më parë, kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila mban postin e presidents së klubit ka urdhëruar që të kryhet procedura e shitjes. Njësia e ankandit do të përbëhet nga Terezina Hila kryetare, si dhe Vinifreda Gazulli e Manjola Fushaxhija anëtare.

Njësia e ankandit është përgjegjëse për hartimin e dokumenteve të ankandit, shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave, si dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”.Pra, krahas kryetares së njësisë së ankandit, dy anëtareve dhe kryebashkiakes Ademi, 4 femra kanë në dorë ankandin e Vllaznisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vllaznia voltana ademi vllaznia voltana ademi

Sondazh

Poll