Sport

Haaland shënon dy herë por nuk mundet dot të evitojë humbjen e Dortmund, Gladbach e nxjerr edhe jashtë Championsit

22 Janar 2021, 21:44 Nga DOSJA
Haaland shënon dy herë por nuk mundet dot të evitojë humbjen

GJERMANI– Nuk është momenti i mirë për Borussia Dortmund dhe këtë po e tregojnë rezultatet në kampionat. Pasi u mund nga Bayern Leverkusen javën e kaluar, ditën e sotme verdhezinjtë marrin disfatën e dytë rradhazi dhe këtë herë përballë Borussia Monchengladbach me shifrat 4-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2 me Elvedin që kaloi shumë shpejt në epërsi Gladbach por nuk vonoi shumë dhe verdhezinjtë jo vetëm që barazuan shifrat me Haaland por kaluan edhe në epërsi falë sulmuesit norvegjez që realizoi dy gola të bukur duke u ngjitur në kuotën e 14 golave në listën e golashënuesve.

Në pjesën e dytë algjeriani Bensebaini dhe francezi Marcus Thuram  i dhanë një fitore të merituar Borussia Monchengladbach që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 4-t të Bundesligas me 31 pikë duke lënë pas pikërisht verdhezinjtë e Dortmundit që tashmë janë edhe jashtë zonës Champions pasi për titull kampion vështirë se mund të flitet më.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund bundesliga haaland borussia dortmund bundesliga haaland

Sondazh

Poll