Sport

“Na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga nesër në Shkodër”

23 Janar 2021, 15:25 Nga DOSJA
“Na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga

KAMEZ – Skuadra krutane e Kastriotit, nesër në mbrëmje, do të përballet me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Trajneri Ramadan Ndreu është i ndërgjegjshëm për vështirësitë e këtij takimi. Megjithatë, ai para medias shfaqet optimist për një rezultat pozitiv, duke pranuar se krutanët do të udhëtojnë drejt Shkodrës me mungesa dhe po hasin vëpshtirësi për të gjetur lojtarët e nevojshëm gjatë merkatos së janariut.

Kundërshtari?Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, që po bën shumë mirë këtë sezon, por jam i bindur që nëse japim maksimumin, mund të marrim pikë në Shkodër. Ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë dhe kjo më jep optimizëm, por na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga nesër në Shkodër”.

Situata te Kastrioti? “Janë rikuperuar disa futbollistë, por sapo kanë nisur stërvitjen dhe nuk do t’i kemi gati për nesër, pasi duam të mos i rrezikojmë. Sa i përket merkatos, është pak e vështirë të marrësh lojtarët e duhur në janar, pasi duhet paguar për prishjen e kontratës dhe ne nuk e kemi këtë luks. Po punojmë në disa drejtime dhe shpresoj të përforcohemi deri në fund”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kastrioti loro borici ndeshja kunder vllaznise ramadan ndreu trajneri i krutaneve kastrioti loro borici ndeshja kunder vllaznise ramadan ndreu trajneri i krutaneve

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...