Sport

Milani tashmë me sulmues këngëtar

23 Janar 2021, 15:27 Nga DOSJA
Milani tashmë me sulmues këngëtar

ITALI – Kur gjërat shkojnë mirë në karrierë, ke kohë edhe të merreshme hobit e tua, kështu ndodh edhe me yllin e Milanit, i cili paralel me futbollin merret dhe me muzikë.

Rafale Lea, sulmuesi kuqezi ka bërë publik lajmin, se më 29 janar do të publikojë albumin e parë muzikor të rrymës “Rep”. Anësori portugez njoftoi në profilin e tij në Instagram dhe bëri publik titullin e albumit që do të jetë “Beginning”, (Fillimi)

Leao nuk është lojtari i parë i Serie A, që përpiqet të hyjë në botën e “Repit”, pasi portieri i Atalantas, Gollini publikoi këngën ​​’Rapper coi guanti’ (Rapper me doreza).

Leao ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asist me Milanin këtë edicion në 19 paraqitje në të gjitha garat.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...