Sport

FOTO/ Brdaric si “Papa” i Shkodrës, tekniku kthehu Vllazninë në majë, ndërsa në qytet festojnë datëlindjen e tekniku

23 Janar 2021, 11:05 Nga DOSJA
FOTO/ Brdaric si “Papa” i Shkodrës, tekniku kthehu

SHKODËR-Thomas Brdaric është personazhi më popullor dhe më i dashur momentalisht në Shkodër, pasi me punën që ka bërë në pankinën e Vllaznisë, ka rikthyer kuqeblutë në nivele të larta dhe pretendentë kryesorë për titullin kampion.Pavarësisht skepticizmit të fillimit, tekniku gjermano-kroat po zhvillon një sezon vërtet shumë të mirë me Vllazninë, për meritën e tij personale, por edhe të skuadrës e të gjithë klubit.

Shkodranët janë në krye të Superligës me meritë të plotë, me 35 pikë pas 15 javësh, 9 pikë mbi ndjekësit më të afërt. Një ekip që fiton por që mbi të gjitha argëton publikun shkodran ku gjermani feston 46-vjetorin e tij.

Tifozët kanë dashur që ai të ndjejë pak nga dashuria e tyre për teknikun dhe e kanë përshëndetur në mënyrën e tyre. Kështu, në një nga rrugët kryesore të Shkodrës, mbrëmë në mesnatë është shfaqur shkrimi “Gëzuar ditëlindjen Brdariç”, që i kushtohej trajnerit, foto që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale edhe nga vetë tekniku si falënderim për këtë gjest të vogël, por shumë domethënës

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport thomas brdaric. vllaznia thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll