Sport

23 Janar 2021, 15:07 Nga DOSJA

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton zbuloi disa anekdota për të kaluarën e tij, duke përfshirë një bisedë të veçantë që ai kishte me Massimo Moratti, kur ai ishte president i Interit.

Jeni afruar ndonjëherë nga Interi?-“Po, nuk e mohoj. Unë nuk kisha filluar trajnimin akoma por Moratti më ftoi në zyrën e tij, unë isha ndihmësi i Sacchit dhe Moratti më thirri përpara Reggio-s. Pastaj ata thirrën Hodgson. Moratti ishte shumë i mirë me mua. Vetëm atë kohë më dha mundësinë për t’u bërë pjesë e zikaltërve. Unë kam qenë trajner i Milanit, kam luajtur për atë klub, prandaj ishte e vështirë për mua të shkoja të stërvisja Interin, kjo për respekt për të kaluarën time.

Ama unë kam qenë një interist si fëmijë. Kam qëndruar një interist deri në moshën 13-14 vjeç. Idhulli im ishte Mazzola. Pastaj shkova në kryeqytet dhe u bëra një lojtar i Romës . Historia ime si tifoz është e larmishme. Por ka skuadra me të cilat unë kam qëndruar i lidhur si Roma dhe Milan “.

MILAN-“Milani po bën mirë sepse ata janë të vetëdijshëm për forcën që kanë.Ata e dinë se ky është viti në të cilin ata mund të bëjnë diçka të rëndësishme. Tomori është blerje e mirë, edhe ne e kemi ndjekur atë. Mandzukic është një garanci. A do të thotë kjo se ata besojnë në titullin kampion? Ata kanë treguar se mund të jetë një vit i mire.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ancelotti inter milan ancelotti inter milan

Sondazh

Poll