Sport

“Lautaro Martinez tek Inter falë Juves”, vëzhguesi i talenteve zbulon prapaskenën e madhe: Ausilio fluturoi për në Argj

22 Janar 2021, 21:28 Nga DOSJA
“Lautaro Martinez tek Inter falë Juves”, vëzhguesi i

ITALI-Një nga blerjet më të mira të bëra të Interit në vitet e fundit është padyshim Lautaro Martinez. Qendër-sulmuesi, i cili u bashkua me zikaltërit në verën e vitit 2018 nga Racing për 25 milionë euro, sot kompleton një dyshe sulmuese me Romelu Lukaku në formacionin e Interit. Ish-vëzhguesi i talenteve i zikaltërve, Adelio Moro, në një intervistë për “Tuttosport” tregon se si e bindën Ausilion për të nënshkruar me Lautaron.

“Turneu i Kupës së Amerikës për moshat U-20, po afrohej. Piero Ausilio, menaxheri i Interit, thërret të gjithë vëzhguesit: “Nuk kemi kohë të dërgojmë askënd në Ekuador, por unë dua që ju të shikoni të gjitha ndeshjet e turneut. Juventusi tashmë ka blerë uruguaian Bentancur dhe Brazilian Rogerio, ne gjithashtu duhet të gjejmë një të ri të talentuar.

Në atë kohë për bomberin ishin të interesuar dhe klube si Juventus apo Atletico Madrid, por Interi ishte me fat dhe ia arriti që ta blinte lojtarin

“Ramë në dashuri me një sulmues me goditje të shkëlqyera dhe i aftë për të goditur nga të gjitha pozicionet: emri i tij është Lautaro Martinez, ai është 19 vjeç dhe është në pronësi të Racing Club de Avellaneda. E dinim gjithashtu që Juve e Atletico Madrid e dëshironin në ekip. Ia treguam menjëherë Ausilios, në mënyrë që ta transferonim sa më parë.

Ausilio fluturoi menjëherë drejt Argjentinës pas përfundimit të turneut.Kërkoi që ta takonte personalisht Martinezin dhe të fliste me agjentin e tij. Piero mposhti konkurrencën e klubeve të tjera dhe siç e dimë Lautaro tashmë është pjesë e Interit”, përfundon Moro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lautaro martinez inter lautaro martinez

Sondazh

Poll