Sport

Partizani, një tjetër “gol” Tiranës, të kuqtë gati të firmosin me lojtarin që donin bardheblutë

22 Janar 2021, 14:19 Nga DOSJA
Partizani, një tjetër “gol” Tiranës, të

TIRANË-Ferhan Hasani është futbollisti që në këtë merkato ka qënë i përfolur për një kalim te skuadra e Tiranës. Prej javësh drejtuesit bardheblu kanë diskutuar me lojtarin për t’u transferuar në Tiranë, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit.

Fantazisti nga Tetova është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë me “demat”. Drejtori i klubit Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit.

Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga agjenti i tij. Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket stratosferike. Gjithsesi, presidenti Demi pritet të bëjë një sforco me synimin e vetëm: shpalljen kampion.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferhan hasani partizani ferhan hasani partizani

Sondazh

Poll