Apeli refuzon ankesën e Barçës, Mesit do të humbasë edhe ndeshjen e të dielës
22 Janar 2021, 11:23Nga DOSJA
SPANJE – Eshtë refuzuar ankesa e skuadrës katalanase të Barcelonës për rishqyrtimin dhe uljen e dënimit të kapitenit Lionel Mesi.
Komisioni i Apelit pranë RFEF ka vendosur të konfirmojë masën disiplinore të dhënë ndaj sulmuesit argjentinas, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të Superkupës së Spanjës.
Mesi u konsiderua fajtor për goditjen në fytyrë të sulmuesit të Atletik Bilbaos, Asier Villalibre, ndaj edhe Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi atë me pezullimin e dy ndeshjeve të radhës.
Ylli i katalanasve Leo Mesi nuk është aktivizuar mbrëmë në ndeshjen për “Kupën e Mbretit” kundër modestëve të Kornelias, por për të shlyer dënimin ai do të humbasë edhe takimin e së dielës kundër Elshes.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Zv.kryeministri Erion Braçe, një tifoz i thekur të kuqve të kryeqytetit, ka gjetur mundësinë të urojë Partizanin për fitoren e derbit, duke i pë...
ELBASAN – Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar 14 të tjerë në gjendje të lirë, si autorë të përplasjeve të dhunshme gjatë derbit Partiza...
JAPONI – Qeveria japoneze ka vendosur që të mos i zhvillojë Lojërat Olimpike këtë verë, pasi ishin shtyrë nga nje vit më pare, për shkak të pandemisë Covi...
TIRANE – Mbrëmë, trajneri gjerman Thomas Brdariç i Vllaznisë, së bashku me sponsorin e skuadrës Alban Xhaferi, ishin të pranishëm në stadiumin “Elbasan A...
SPANJE – “Kupa e Mbretit” në Spanjë po befason. Edhe pse Zinedin Zidane nuk e bën dramë eliminimin e Real Madrid nga skuadra e kategorisë së tretë Alcoyan...
ANGLI– Liverpool merr një humbje që as në ëndërr nuk e kishte menduar. Në stadiumin “Anfield”, pikërisht në shtëpinë e kampionëve i mposht Burnley, një ku...
ITALI-Lazio arrin të kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës së Italisë, ku në çerekfinale do të gjejë skuadrën e Atalantës.Titullarë në radhët e bar...
ELBASAN-Derbi mes Partizanit dhe Tiranës zhvilluar në “Elbasan Arena” foli edhe jashtë fushës. Sipas raportimeve nga qyteti i Elbasanit ka pasur një përplasje ...
ELBASAN-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama u shfaq i kënaqur mbas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana. Rama foli pas triumfit 1-0 në derbin ndaj Tira...