Sport

“Koloseu është edhe sot! Dilnin në fushë, o vdisnin o fitonin”, ja si e fitoi derbin Partizani, motivimi që i dha Daja

22 Janar 2021, 13:49 Nga DOSJA
“Koloseu është edhe sot! Dilnin në fushë, o vdisnin o

TIRANË– Partizani u rikthye të provojë shijen e fitores në derbi. E bëri me Çinarin 7 minuta nga fundi, me një gol që trondit Tiranën që duhet të mendojë tani për zonën Europa League. Klubi 16 herë kampion i Shqipërisë ka postuar në faqen zyrtare një video me pamjet para, gjatë dhe pas derbit, me titullin “Filmi i Derbit”, motivuar nga filmi “Gladiatori”.

Interesant fjalimi motivues i trajnerit Ilir Daja, që sikurse në filmin e famshëm, u thotë lojtarëve: “Do të dalim në arenë, por nuk do të vdesim.”

“Filmi është triller, arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Dilnin në fushë, o vdisnin o fitonin. Duhet të jemi të gjithë bashkë, nëse do të fitojmë. Do të dalim në arenë, por nuk do vdesim. Duhet të jemi të gjithë bashkë. Fitore!”.

Emocionet u shtuan më tepër për lojtarët pas këtij karikimi për të dhënë gjithçka në fushë. Pra për të kuptuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një ndeshje normale të kampionatit, por për një përballje ndryshe, që trajtohet në një tjetër mënyrë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja partizani ilir daja partizani

Sondazh

Poll