Sport

Trajneri i shkodranëve Brdariç: “Mbetemi skuadra për t’u mundur, Partizani fitoi me fat”

22 Janar 2021, 06:28 Nga DOSJA
Trajneri i shkodranëve Brdariç: “Mbetemi skuadra për

TIRANE – Mbrëmë, trajneri gjerman Thomas Brdariç i Vllaznisë, së bashku me sponsorin e skuadrës Alban Xhaferi, ishin të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”, duke ndjekur live derbin Partizani-Tirana, ndeshje që u fitua 1-0 nga të kuqtë e Ilir Dajës.

Pas ndeshjes, ai ishte pjesë e panelin të emisionit “Pressing” të “ABC News”, ku natyrisht foli edhe për derbin e kryeqytetit: “Partizani fitoi me fat. Tirana luajti më mirë. Pjesa e dytë nuk shkoi mirë dhe duhet të dilte barazim. Në fund Partizani fitoi me meritë. Rezultati ishte i drejtë”.

Pas javës së 15-të, Vllaznia kryeson Superioren me 9 pikë më shumë se Teuta dhe Partizani. Trajneri Thomas, duke folur për skuadrën e tij, deklaroi: “Na duhet të ruajmë epërsinë. Mbetemi skuadra për t’u mundur. Duket shumë bukur të jemi 9 pikë, por nuk më pëlqen ta shoh diferencën. E dimë që duhet të punojmë fort që të jemi në një pozicion të mirë”.

Sa i takon sfidës e vështirë në Ballsh me Bylisin, ku shkodranët fituan 1-0 “in extremis”, ai u shpreh: “Nuk ishte e lehtë, ata nuk donin të na linin të dilnim në lojën tonë. Të luash atje, në atë fushë, kundër atij gjykimi, ishte e vështirë”.

B.T (Dosja.al) 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani teuta tirana trajneri gjerman thomas brdartic vllaznia partizani teuta tirana trajneri gjerman thomas brdartic vllaznia

Sondazh

Poll