Sport

Tifozi Braçe uron Partizanin, por nuk harron edhe të ironizojë: “Ekipi për t’u mundur është Vllaznia, jo i Yzberishtit

22 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA

TIRANE – Zv.kryeministri Erion Braçe, një tifoz i thekur të kuqve të kryeqytetit, ka gjetur mundësinë të urojë Partizanin për fitoren e derbit, duke i përmendur thuajse të gjithë, por duke u ndalur në veçanti te Eraldo Çinari, autori i golit të fitores. Veç ai, si përherë, ka përfituar nga rasti edhe të ironizojë Supersportin, duke e etiketuar si ekip të Yzberishit, duke qene se selia e tij është në këtë qendër administrative.

“KRYEQYTETI ESHTE I KUQ!

Kaq ishte; 5 vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu!

Sot rinisi vargu i ri i fitoreve;

Deri tani jemi 4 pike me 1!

I lumtur per secilin nga djemte, ata ne fushe e ata ne stol, per trajnerin Daja, trajneret e tjere, gjithkend ne shtepine e kuqe; Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!

Por mbi te gjitha; I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor, hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!

SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE!

Por pertej ketyre; Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazem. Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia, jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane!

#PerjetMeTyPartizan

VO: aaa po, Partizanit nuk i mbaron ndeshja kurre, kur fiton ne fushe duhet te merret edhe me te njejtin ekip te Yzberishtit ne Supersport!,”– shkruan në rrjetet sociale tifozi i Partizanit, zv.kryeministri Erion Braçe.

B.T (Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi partizani tirana erald cinari erion brace supersporti tifozi i partizanit vllaznia derbi partizani tirana erald cinari erion brace supersporti tifozi i partizanit vllaznia

Sondazh

Poll