Sport

Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit, lajmet e këqija për Zidane nuk kanë të përfunduar, tani francezi është…

22 Janar 2021, 13:34 Nga DOSJA
Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit, lajmet e këqija për Zidane nuk

SPANJË- Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Alcoyano-s, Real Madrid ka konfirmuar se trajneri Zinedine Zidane është prekur nga koronavirusi. Tekniku francez nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së shtunës përballë Alaves, ndërkohë që trajneri mungoi në seancën e fundit stërvitore.

Zidane kishte një situatë të komplikuar disa ditë më parë, kur mësoi se një pjesëtar i rrethit të tij të ngushtë ishte infektuar me Koronavirus. Tani Zidane duhet t’i nënshtrohet protokollit të diktuar nga LaLiga.

Do të duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë dhe mund të kthehet në detyrë vetëm nëse del negativ në dy teste radhazi. Vinicius, Jovic, Hazard, Militao … Virusi e ka prekur Madridin në linja të ndryshme përgjatë rrjedhës së pandemisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid zinedine zidane real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll