Sport

Mik McKarti trajneri i ri i Kardif, pas shkarkimit nga qipriotët e APOEL-it

22 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
Mik McKarti trajneri i ri i Kardif, pas shkarkimit nga qipriotët e APOEL-it

ANGLI – Mik McKarti, ish-trajner i Volves dhe Sanderland, do të zëvendësojë Neill Harris, që u shkarkua të enjten, në krye të pankinës së skuadrës së Kardifit. Përfaqësuesit e teknikut të ri po bisedojnë me drejtuesit e klubit mbi detajet dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Ish-trajneri i kombëtares së Republikës së Irlandës, McKarti, i cili u largua nga kampionët qipriotë të APOEL-it këtë muaj, është gati për një aventurë të re dhe kthim të shpejtë në trajningun sportiv. Ai ka përvojë dhe një rekord të tijin në promovimin e Sanderlendit dhe Volves në Premier League.

Klubi uellsian i Kardifit e shkarkoi trajnerin Harris, pas një serie të tmerrshme prej gjashtë humbjesh radhazi, duke e renditur skuadrën në vendin e 15-të në Championship. Ndërkohë, edhe McKarti, 61 vjeç, kaloi një kohë të vështirë në futbollin qipriot, duke fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet me kampionët e përhershëm të APOEL-it.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-trajneri i apoel ish-trajneri i republikes se irlandes mik mckarti trajneri i kardifit ish-trajneri i apoel ish-trajneri i republikes se irlandes mik mckarti trajneri i kardifit

Sondazh

Poll