Sport

Brdariç Jr. zbarkon në Shkodër, Tim del në stërvitje me Vllazninë…

22 Janar 2021, 10:10 Nga DOSJA
Brdariç Jr. zbarkon në Shkodër, Tim del në stërvitje

SHKODER – Dje, për herë të parë, me Vllazninë është stërvitur edhe 20-vjeçari Tim Brdariç, i cili është i biri i trajnerit gjerman Tomas, që drejton skuadrën shkodrane. I riu shtatlartë (1.95m) luan si qendërmbrojtës, gjatë fazës së parë të sezonit ai është aktivizuar me skuadrën e Manheim në Oberliga (liga e katërt gjermane).

Në mediat gjermane thuhet, se Tim Brdariç është një lojtar të talentuar, i cili ende nuk e ka shfaqur potencialin e tij. Ai është rritur në akademinë e Volfsburgut dhe Dyseldorfit, ndërsa ka luajtur edhe për të rinjtë e Alemania Ahen. Në vitin 2019 qendërmbrojtësi ka luajtur për një vit në Amerikë me klubin Duquesne Dukes.

Zyrtarisht Vllaznia nuk e ka prezantuar Tim Brdariç, por në Shkodër ka zëra se gjasat janë që ai të federohet fillimisht te ekipi U-21, e më pas janë shanset që qendërmbrojtësi shtalartë Brdariç Junior të kalojë në ekipin e pare të Vllaznisë, raporton “Panorama Sport”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport i biri tim brdaric skuadra shkodrane trajneri gjerman tomas brdaric vllaznia i biri tim brdaric skuadra shkodrane trajneri gjerman tomas brdaric vllaznia

Sondazh

Poll