Sport

“Kupa e Mbretit”: Barcelona fiton në shtesë, i shpëton “turpërimit” si Atletiko dhe Reali

22 Janar 2021, 06:09 Nga DOSJA
“Kupa e Mbretit”: Barcelona fiton në shtesë, i

SPANJE – “Kupa e Mbretit” në Spanjë po befason. Edhe pse Zinedin Zidane nuk e bën dramë eliminimin e Real Madrid nga skuadra e kategorisë së tretë Alcoyano, që me 10 lojtarë, mundi 2-1 “los blancos” në kohën shtesë, drithërimat nuk po mungojnë.

Pasi kishte eliminuar një tur më herët Atletiko Madridin, të cilin e mundi 1-0, Kornelia që luan në segunda division B në futbollin spanjoll, kërcënoi rrezikshëm edhe skuadrën katalane të Ronald Koeman, për ta larguar nga 1/8 finale të “Kupës së Mbretit”.

Vetëm në kohën shtesë, pas 120 minutash lojë, Barcelona arriti t’i shpëtojë turpit të eliminimit. Dembele në të 105-tën dhe Brejtuajt në të 121-tën, ishin autorët e fitores 2-0 të katalanasve, të cilët humbën edhe dy penallti gjatë lojës me Dembele dhe Pjaniç, që nuk qenë në gjendje të realizonin nga pika e bardhë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletriko madrid barcelona konelia kupa e mbretit real madrid atletriko madrid barcelona konelia kupa e mbretit real madrid

Sondazh

Poll