Sport

VIDEO/ 64 ndeshje pa humbje në mitikun “Anfield”, Liverpool mundet nga skuadra që luan për mbijetesë

21 Janar 2021, 23:04 Nga DOSJA
VIDEO/ 64 ndeshje pa humbje në mitikun “Anfield”, Liverpool

ANGLI– Liverpool merr një humbje që as në ëndërr nuk e kishte menduar. Në stadiumin “Anfield”, pikërisht në shtëpinë e kampionëve i mposht Burnley, një kundërshtar modest që këtë sezon si objektiv ka qëndrimin në Premier League.Me këtë disfatë skuadra e Jurgen Klopp ka humbur më shumë terren ndaj rivalëve në garën e titullit në Premier League.

 

Shumë raste të humbura nga “The Reds” me Origin, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah, ndërsa Burnley në një nga momentet e pakta që hyri në zonën kundërshtare fitoi një 11-metërsh me Barnes, në minutën e 83-të, të cilin e shndërroi në gol vetë numri 10 i skuadrës mike. Pas kësaj disfate, Liverpooli mbetet në kuotën e 34 pikëve, gjashtë më pak se Manchester United kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport burnley liverpool premier league burnley liverpool premier league

Sondazh

Poll