Sport

KUPA E ITALISË/ Lazio mposht Parmën vetëm në frymën e fundit, Muriqi i bën të gjitha, shtyllë dhe gol në sekondat e fun

21 Janar 2021, 22:53 Nga DOSJA
KUPA E ITALISË/ Lazio mposht Parmën vetëm në frymën e

ITALI-Lazio arrin të kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës së Italisë, ku në çerekfinale do të gjejë skuadrën e Atalantës.Titullarë në radhët e bardhekaltërve ishin portieri Thomas Strakosha dhe “dardani” Vedat Muriqi, të cilët qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes.I pafat gjiganti Muriqi në minutën e 14-të, me shtyllën që i mohoi golin.

Vedat Muriqi’nin şutu direkten dönmüş. pic.twitter.com/lb5uFFqT2e

— Fener Editör (@Fenereditor) January 21, 2021

Edhe pak çaste më vonë rrezikoi portën e Parmës, por pa mundur të shënonte.Gjithsesi, në minutën e 24-t, Marco Parolo zhbllokoi me kokë rezultatin, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij. Lazio dominoi në lojë dhe raste edhe në minutat në vazhdim, megjithatë golin e radhës e shënuan miqtë me Valentin Mihailan, që me një aksion individual mundi të mposhtte Strakoshën.

 

Vedat Muriqi abim ilk golünü attı ? pic.twitter.com/IDmwejwnh6

— Yusuf Binici ?? (@ZeljkoYusuf) January 21, 2021

Me fat Lazio në minutën e fundit të kohës së rregullt, teksa Colombi i Pamës devijoi në mënyrë të pavullnetshme një top drejt portës së tij. Pikërisht ky autogol i dha kualifikimin Lazios në fazën çerekfinale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio muriqi parma lazio muriqi parma

Sondazh

Poll