Politike

Shqipëria shpalli diplomatin ‘non grata’! Ministria e Jashtme ruse e ASHPËR: Provokim i qartë! Nuk do mbeteni pa përgjig

22 Janar 2021, 07:25 Nga DOSJA
Shqipëria shpalli diplomatin ‘non grata’! Ministria e Jashtme

TIRANËDëbimi i diplomatit rus Alexey Krivosheev nga Shqipëria ka shkaktuar tension me Kremlinin zyrtar. Ministria e jashtme e Rusisë reagoi ashpër për vendimin e marrë nga institucionet shqiptare. Zëvendës Ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për median ruse ‘RIA’ tha se dëbimi është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje. Agjencia e lajmeve Reuters shkroi se veprimi kishte për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Reagim për dëbimin pati dhe nga ambasada ruse në Tiranë. Në një reagim, ambasada i konsideroi pretendimet kundrejt diplomatit si të pavërteta madje shtoi se dëbim kundërshton ashpër praktikën e vendosur mes shteteve. “Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike.” tha misioni diplomatik rus. Ata reaguan për herë të dytë për këtë vendim që ka prekur marëdhënien e dy vendeve. Në një postim të gjatë të bërë në profilin zyrtar të ‘Facebook’, ambasada shkroi se janë të befasuar nga përmbajtja e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë e se e emri i Alexei Krivoshev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve që kanë pasur me Ministrinë.

Dëbimi i diplomatit Alexey Krivosheev, sipas qeverisë shqiptare u bë pasi ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet. Por ministrja e Shëndetësisë nuk kishte informacion për këtë rast duke hedhur hije dyshime për arsyet e vërteta të dëbimit të diplomatit rus. Ky është rasti i dytë gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama ku zgjidhet rruga e dëbimit të diplomatëve. Në dhjetor të 2018, Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia. Ndërsa tashmë pas debatit për vaksinën mes dy vendeve, është hera e parë që qeveria shqiptare përkeqëson marrëdhëniet me Rusinë. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada ruse ne tirane debohet alexey krivosheev ambasada ruse ne tirane debohet alexey krivosheev

Sondazh

Poll