Politike

E FORTË! Yuri Kim bën PARALAJMËRIMIN: Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj. Mos minoni demokracinë (SINJALI NGA AMERIKA)

22 Janar 2021, 10:44 Nga DOSJA
E FORTË! Yuri Kim bën PARALAJMËRIMIN: Ju lutemi kontrolloni

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kim shkruan qartë një mesazh për të gjithë krerët e partivë, të cilëve u përcjell fjalët e Tony Blinken, sekretarit të ri të shtetit amerikan, i cili ka folur ashpër lidhur me luftën ndaj korrupsionit.

Në paralajmërimin e saj, ambasadorja i kërkon të gjithë krerëve të partive që të kontrollojnë ‘background-in’, e personave që do të kandidojnë për deputetë, në mënyrë që të jenë figura të pastra.

Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”,”-shkruan Kim. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike paralajmerimi i yuri kim yuri kim zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 paralajmerimi i yuri kim yuri kim zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll