Sport

Polonia në duart e “juventinëve”, Bonjek prezanton Paulo Souzën si trajner…

21 Janar 2021, 19:23 Nga DOSJA
Polonia në duart e “juventinëve”, Bonjek prezanton Paulo

POLONI – Ish-mesfushori portugez i Junvetusit në mesin e viteve ’90, Paulo Souza është prezantuar si trajneri i ri i kombëtares së Polonisë. Zyrtarizimi gjatë një konference për shtyp nga presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zbignjev Bonjek, edhe ky një ish-sulmues i shquar i bardhezinjve të Torinos.

“Gjithmonë më ka pëlqyer karakteri i tij, ashpërsia e tij dhe marrëdhënia me lojtarët. Të gjithë ata që i kam pyetur në lidhje me stërvitjen, disiplinën, marrëdhëniet, më thanë fjalë pozitive,”– deklaroi Bonjek gjatë konferencës.

“Jam i nderuar dhe krenar që jam trajner i ekipit kombëtar polak”,- ishin fjalët e para të ish-mesfushorit të Juventusit, Interit dhe Parmës. – Falënderoj presidentin Zbignjev Bonjek dhe të gjithë bordin për zgjedhjen time në këtë detyrë. Polonia është një vend i rëndësishëm i futbollit dhe unë jam i bindur që entuziazmi juaj do të na japë forcë, mbështetje dhe besim. Së bashku ne mund të luftojmë për të bërë mirë në Europian. Me mentalitetin, disiplinën, organizimin dhe qasjen e duhur, të gjithë së bashku dhe me mbështetjen e të gjithë kombit, ne do të jemi të fortë. Unë jam i sigurt se e gjithë Polonia do të jetë krenare për ekipin e saj kombëtar”.

50-vjeçari Paulo Souza do të zëvendësojë në pankinën polake Jerzy Brzeczek, i shkarkuar të hënën. Sezonin e shkuar, trajneri portugez, ka drejtuar skuadrën franceze të Bordo.   Kujtojmë, se Polonia bën pjesë në grupin I, së bashku me Anglinë, Hungarinë, Shqipërinë, Andorrën dhe San Marinon për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport paulo souza polonia trajneri i ri i polonise zbignjek bonjek paulo souza polonia trajneri i ri i polonise zbignjek bonjek

Sondazh

Poll