Sport

“Sapo falenderova Vllazninë për Çinarin”, Olsi Rama në delir pas triumfit në derbi por ka një kritikë për arbitrimin

21 Janar 2021, 19:45 Nga DOSJA
“Sapo falenderova Vllazninë për Çinarin”, Olsi Rama

ELBASAN-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama u shfaq i kënaqur mbas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana. Rama foli pas triumfit 1-0 në derbin ndaj Tiranës, por edhe për Vllazninë, skuadrën shkodrane që po kryeson me meritë kampionatin.

“Mos më fusni në konflikt me Vllazninë. Sapo i falënderova për Çinarin, shkodranin tonë të mirë që na bëri golin edhe për Hakajn gjithashtu. Vllaznia po tregon verat e veta, po i jep rritëm kampionatit. Kemi ndeshjen e javës që vjen, që është një ndeshje tepër e rëndësishme. Fitorja të kënaq, gjithmonë, kur vjen edhe me një lojë bindëse të kënaq edhe edhe më tepër.

Arbitrat janë një e keqe e domosdoshme e futbollit. Bëtë mirë që në fillim pyetët për gjëra të rëndësishme dhe nuk pyetët për arbitrimin. Ishte episodi i radhës i serialit si të shkatërrosh një derbi, pati gjykim me probleme në të dyja anët. Nuk dua të flas për gjërat që janë më pak të rëndësishme. Nuk kam pasur asnjë informacion për konfliktet jashtë stadiumit. E di që tifozët tanë na ndjekin dhe na japin ngrohtësinë. Nuk i pashë te pallati sipër, mbase policia ka marrë masat.” Përfundon Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll