Sport

Kartona, raste dhe në fund… derbi i buzëqesh Partizanit, Çinari bën “ligjin”

21 Janar 2021, 19:04 Nga DOSJA
Kartona, raste dhe në fund… derbi i buzëqesh Partizanit,

ELBASAN– Partizani i bashkohet Teutës në ndjekje të Vllaznisë, pasi ka mposhtur në derbi Tiranën kampione në fuqi. U desh rikthimi i Erald Çinarit, pas gjashtë muajsh, për t’i dhënë fitoren të kuqve. Shkodrani realizoi në fundin e ndeshjes, duke shtangur bardheblutë.Një goditje e rëndë për Tiranën, që tashmë numëron 20 pikë më pak se Vllaznia kryesuese.

Takimi nisi mjaft mirë për Tiranën që vetëm në 20 sekonda lojë krijoi rastin e parë me anë të Seferit. Sulmuesi nga një diagonale tentoi portën e Hoxhës, por ky i fundit reagoi mirë. Në minutën e 18-të Jasir Asani tentoi këndin e largët por pa arritur të shënojë, ndërsa Cordeiro goditi saktë por portieri Bekaj reagoi mirë.

Minuta 36-të Seferi gabon sërish, sulmuesi driblon fillimisht Hoxhën, por konkluzioni ishte i dobët. Vetëm pak sekonda nga ky moment edhe futbollisti i Partizanit Cordeiro shpërdoron përballë portierit. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51-të Jurgen Bardhi ndëshkohet nga arbitri Enea Jorgji me kartonin e dytë të verdhë pas kontaktit me portierin e Tiranës Visar Bekaj.

Ndërkohë që 5 minuta më vonë ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë mesfushori i Tiranës, Idriz Batha. Vendime të kontestueshme nga dy trajnerët. Në minutën e 83-të zhbllokohet derbi, Çinari kalon në avantazh të kuqtë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll