Sport

“Më mirë mos shkojmë në Europë”, humbja në derbi zhgënjen Refik Halilin: Nuk dua të…

21 Janar 2021, 19:23 Nga DOSJA
“Më mirë mos shkojmë në Europë”, humbja

ELBASAN– Tirana humb derbin ndaj Partizanit me shifrat 1-0.Golin e vetëm të takimit e shënoi Eraldo Çinari,ndërsa me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë. Në përfundim të takimit, jashtë stadiumit ka folur presidenti i Tiranës, Refik Halili.

“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë,nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po I largohemi shumë kreut të klasifikimit, duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.

Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet”, u shpreh Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport refik halili tirana refik halili tirana

Sondazh

Poll