Sport

Kosova dhe Turqia me synime të mëdha në futboll, dy presidentët nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit

21 Janar 2021, 13:13 Nga DOSJA
Kosova dhe Turqia me synime të mëdha në futboll, dy

TURQI– Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është pritur sot nga homologu i tij, Nihat Ozdemir. Me këtë rast është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit që synon të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy federatave si dhe ofron bashkëpunime në shumë projekte të përbashkëta.

Si pasojë e kësaj arritje, ekipet zinxhir të Kosovës mund të shkojnë në Turqi për fazë, parashikohet rritja e futbollit të femrave ndërkohë edhe gjyqtarët mund të shkojnë për seminare në Turqi, ndërsa ekspertët turq do të vinë në Kosovë për të ndihmuar me aplikimin e VAR. Ndërkaq, u dakordësua edhe një miqësore mes Kosovës dhe Turqisë sapo të mbarojë pandemia, në mënyrë që të luhet me tifozë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agim ademi federata e futbollit të kosoves nihat ozdemir agim ademi federata e futbollit të kosoves nihat ozdemir

Sondazh

Poll