Sport

VIDEO/ “Urime ekipit kampion”, tifozët e Vllaznisë në delir pas fitores së fundit, mbajnë mbi supe Brdaric dhe lojtarë

21 Janar 2021, 09:49 Nga DOSJA
VIDEO/ “Urime ekipit kampion”, tifozët e Vllaznisë në

SHKODËR-Vllaznia po i bën kampionatit një ecuri fantastike, shkodranët janë në vendin e parë dhe tani ka filluar të mendohet seriozisht për titullin kampion. Fitorja ditën e djeshme ndaj Bylisit ka entuziasmuar tifozët shkodranë dhe duket se vuajtjet e viteve të fundit janë hedhur pas krahëve dhe një epokë e re ka nisur për kuqeblutë.

Por sa shumë kanë pritur në Shkodër për një moment të tillë. Qytetit që jeton me futbollin i kthehet më në fund Vllaznia që i mungonte. Me të mbërritur në Shkodër lojtarët dhe stafi janë pritur si heronj nga tifozët. Festa dhe koret e kuqebluve nuk kanë munguar, duke gëzuar kështu shkëlqimin e merituar të skuadrës së tyre të zemrës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brdaric vllaznia brdaric vllaznia

Sondazh

Poll