Sport

BUNDESLIGA/ Mjafton penalltia e Lewandowskit për të mundur Augsburg-un, Leipzig ndjek hapin e bavarezëve

20 Janar 2021, 22:34 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Mjafton penalltia e Lewandowskit për të mundur

GJERMANI– Bayern Munich vazhdon të jetë në krye të renditjes. Në javën e 17-të të Bundesligës, bavarezët fitojnë në transfertë ndaj Augsburg me shifrat 1-0. Ndeshjen e vendosi vetëm goli i Lewandowskit në minutën e 13-të të takimin nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit gjithsesi kishin mundësinë të vendosnin baraspeshën çerek ore përpara fundit por sulmuesi islandez Finnbogason, humbi penalltinë që gjyqtari akordoi në favor të Augsburg. Me këtë fitore skuadra e Hansi Flick u ngjit në kuotën e 39 pikëve.

Falë një goli të suedezit Forsberg gjeti fitoren edhe Leipzig që mposhti 1-0 Union Berlin. Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes Freiburg barazoi 2-2 me Eintracht Frankfurt ndërkohë që Arminia Bielefeld mposhti 3-0 Shtuttgart.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich lewandowski bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll