Sport

VIDEO/ Humbja në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë i faturohet arbitrit, drejtuesit e Bylis godasin me shishe kryesorin

20 Janar 2021, 20:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Humbja në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë i faturohet

BALLSH-Vllaznia e pandalshme edhe në “Adush Muça”. Ekipi shkodran triumfoi 0-1 në limitet e kohësh shtesë në fushën e vështirë të Bylisit me gol të Ardit Hoxhajt, që për të disatën herë shfaqet vendimtar për formacionin e drejtuar nga Brdaric.

Një realizim i tillë u kontestua fort pasi pretendojnë për goditje dënimi në momentin kur lojtari i Bylis dhe ai i Vllaznisë krijojnë kontakt. Irritimin e tyre për arbitrat e kanë shfaqur edhe në fundin e ndeshjes, ku nga tribuna qëndrore kanë shpërthyer në sharje, teksa në një moment shihet teksa i godasin edhe me shishe uji.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe stjuartëve, për të mbrojtur arbitrat dhe për t’i mbrojtur arbitrat dhe për t’i shoqëruar ata jashtë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis vllaznia bylis vllaznia

Sondazh

Poll