Sport

Franko Lerda, ish-trajneri i Partizani: “Roma, të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh është djallëzore. Toro, n

20 Janar 2021, 17:44 Nga DOSJA
Franko Lerda, ish-trajneri i Partizani: “Roma, të gabosh

ITALI – Franco Lerda, ish-trajneri i Partizanit para dy sezonesh dhe ish-futbollisti i Torinos dhe Napolit, ka folur gjatë për “TMW News”, në programin televiziv të “Tuttomercatoweb.com”. Midis shumë çështjeve, ai foli edhe për situatën kaotike që po kalon Roma:

“Gabimi në ndërrimin e lojtarëve duhej shmangur. Unë e kuptoj se në tensionin e ndeshjes, menaxhimi i zëvendësimeve është i veçantë dhe trajneri nuk ka gjithmonë qartësinë për ta bërë këtë, por ai duhet të ndihmohet. Unë nuk e hedh kryqin vetëm te tekniku, edhe nëse përgjegjësia është e tij. Ai duhej të ndihmohej nga bashkëpunëtorët dhe menaxheri i ekipit.

Po, ata janë gjithashtu shkelës të përsëritur të “çështjes Diawara”. Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh është djallëzore. Më vjen keq për një trajner si Fonseka, ai ka ide dhe ka bërë mirë. Gjithsesi ato janë gabime që, megjithatë, peshojnë në llogaritjen e një viti. Ndërsa Benevento është një surprizë e bukur. Ne duhet t’i inkurajojmë trajnerët dhe klubet që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme.”

“Këtë verë Toro u duk si një ekip, që sigurisht nuk duhet të ishte në këtë pozicion. Ne jemi pothuajse në gjysmën e garës dhe sot skuadra “granata” rrezikon të zbresi. Renditja është e keqe dhe ndryshimi ishte i pashmangshëm. Sulmi? Përveç Belotit, të tjerët janë nën nivel. Beteja për shpëtim përfshin gjashtë ose shtatë skuadra, përfshin sigurisht edhe ekipe si Kaljari, të cilët nuk menduan se ishin atje,”– ka deklaruar ish-trajneri i të kuqve Franko Lerda, i cili u shkarkuar nga pankina e Partizanit, për mungesë të rezulateve sportive.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport franko lerda ish-trajneri i partizanit situata te roma situata te toro trajneri fonseka franko lerda ish-trajneri i partizanit situata te roma situata te toro trajneri fonseka

Sondazh

Poll