Sport

VIDEO/ E konsideruan jashtë luftës për titull, Manchester United po tregon të kundërtën, fiton ndaj Fulham dhe merr përko

20 Janar 2021, 23:06 Nga DOSJA
VIDEO/ E konsideruan jashtë luftës për titull, Manchester United

ANGLI-Pas barazimit me Liverpool javën e kaluar, Manchester United nuk di të gabojë përballë Fulham. Edhe pse në letër ishte një kundërshtar modest “Djajtë e Kuq” bëjnë detyrën duke fituar me shifrat 2-1 në transfertë.

Lookman kaloi në avantazh Fulham në minutën e 5-të, por Edinson Cavani i aktivizuar titullar nga trajneri norvegjez shënoi në minutën e 21-të duke barazuar shifrat dhe duke rikthyer qetësinë në radhët e United.

Për të nderuar “Djajtë e Kuq” mendoi Paul Pogba që në minutën e 65-të me një goditje nga distanca, i dha tre pikë të arta United-it që mori edhe njëhere tjetër kreun e renditjes me 2 pikë më shumë se Manchester City dhe Leicester, por duhet theksuar që skuadra e Guardiolas ka zhvilluar një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fulham manchester united fulham manchester united

Sondazh

Poll